Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj dy personave për drogë dhe armë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj dy personave për drogë dhe armë

    Insajderi
    11 February 2025 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj M.M. dhe S.N.

    Siç bën të ditur prokuroria, M.M akuzohet të ketë kryer veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”, njësoj sikurse S.N.

    S.N. po ashtu akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark