Olluri thotë se Kurti do të negociojë me Listën Serbe për qeverinë, kujton deklaratën ledhatuese të shefit të VV'së për Goran Rakiqin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Olluri thotë se Kurti do të negociojë me Listën Serbe për qeverinë, kujton deklaratën ledhatuese të shefit të VV’së për Goran Rakiqin

    Insajderi
    11 February 2025 - 23:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Parim Olluri ka thënë se duhet lënë e hapur mundësia që Albin Kurti të negociojë me Listën Serbe për ta votuar atë si mandatar të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

    Olluri në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka kujtuar deklaratën e Kurtit më 2021-ën në kohën e tensioneve në veri për targat, ku lavdëronte atëkohë ish-ministrin e tij, Goran Rakiq, për korrektësi paradite, ndërkaq pasdite ky i fundit shihej duke udhëhequr protestat e dhunshme të serbëve.

    Po e harrojmë një fakt: Mundësia e Kurtit për me negociu me deputetët serbë. Tash, sado që tingëllon e rëndë, ne e dimë se qysh propaganda e Kurtit dhe e Vetëvendosjes arrijnë me i arsyetu edhe votat e Listës Serbe. Edhe të atij Fadil Gashit dhe Adem Hoxhës, që na portretizoi si njerëz që nuk janë bash të Listës Serbe, a ata ishin pjesë e grupit parlamentar. Kur ju deshën votat, tha “këta nuk janë bash bash të këqij”.

    Tash, unë mendoj që Kurti ka me bë përpjekje me peshku edhe te deputetët e Listës Serbe edhe ka me arritë që njëri prej deputetëve prej Listës Serbe është shok i Rashiqit dhe nuk është aq i keq, nuk është shok i Radojçiqit. Për dike tjetër ka me ta shpërnda propagandën që ky është viktimë që e ka rreh dikur Radoiçiqi dhe nuk është bash bash me Radoiçiqin. Ka me e shty përpara një propagandë, që tash ky kryetari i ri, Eleku, i Listës Serbe, nuk është i keq si Radoiçiqi dhe Rakiqi edhe ka me arritë me i bind votuesit.

    A ju kujtohet më 2021-ën, z. Kurti e pat lavdu Goran Rakiqin. Thoshte se është minister korrekt, i suksesshëm. Edhe çka ndodhi? Paradite ndodhi kjo, në ora 15:00 Rakiqi në barrikada. Pat ndodh brenda një dite. Sa e lavdoi për performance e për korrektësi, e ai ish kanë tu i çu njerëzit drejt dhunës. Kurti ka me arritë me i bindë elektoratin e tij që Zlatan Eleku nuk është bash i keq”, tha Olluri. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark