Dushi: Sulmet e partisë në pushtet ndaj KQZ dhe proceseve zgjedhore po dëmtojnë besimin e qytetarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dushi: Sulmet e partisë në pushtet ndaj KQZ dhe proceseve zgjedhore po dëmtojnë besimin e qytetarëve

    Insajderi
    12 February 2025 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi, ka akuzuar partinë në pushtet për sulme të koordinuara ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe proceseve zgjedhore.

    Ai ka thënë se këto sulme po cenojnë rëndë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor.

    Sipas Dushit, qetësia e pushtetit gjatë fushatës zgjedhore është një tregues i qartë se ky subjekt është angazhuar në aktivitete të paligjshme, përfshirë sulme kibernetike dhe përdorimin e militantëve në qendrat e numërimit të KQZ-së.

    “Qetësia e pushtetit gjatë fushatës zgjedhore, është treguesi më i mirë se ky subjekt ishte i orientuar dhe angazhuar në “aktivitete” tjera që ndërlidhen me goditjen e procesit zgjedhor – prej sulmeve kibernetike deri te sulmet e militantëve bandit në qendra të numërimit të KQZ-së”.

    Dushi deklaroi se është urgjente që institucionet shtetërore të mbështesin KQZ-në për të siguruar që procesi zgjedhor të përfundojë në mënyrë të shpejtë.

    “Institucionet përkatëse shtetërore duhet t’i dalin në ndihmë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i mundësuar përmbylljen e procesit dhe përpilimin e rezultatit në mënyrë të shpejtë e të drejtë!”, shkroi ai në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark