"Po tenton me më nxjerr keq, marre për këto vjet që i ke" - Gjesti i reagon ashpër Gertës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Po tenton me më nxjerr keq, marre për këto vjet që i ke” – Gjesti i reagon ashpër Gertës

    Insajderi
    12 February 2025 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një debat i ashpër është zhvilluar së fundmi në mes Gerta Gixharit dhe Gjestit në Big Brother.

    Ata kanë diskutuar për spektaklin e së kaluar, ku këngëtari pejan dëgjoi një intervistë të ish-partneres Xheneta Fetahu, dhënë për Fan Club.

    Gerta më pas u përplas për këto duke i thënë se ka luajtur vazhdimisht me ndjenjat e Egli Takos.

    Banori nga Kosova shihet i nervozuar dhe i tha se po tenton që ta vë në pozitë të keqe, por nuk do t’ia dalë.

    “Po mundoheni të më qitni keq, nuk mund të më qitni keq. Marre për këto vjet që i ke”, u shpreh ai.

    Gerta më pas ia përmendi edhe disa gjëra të tjera, ku ka rënë në kontradiktë me veten.

    Gjesti në bisedë e sipër i tha se ka qenë i sinqertë me Eglin që në fillim, kur hyri në atë format./Telegrafi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark