
Po vazhdon gjykimi i Dibran Hoxhës, i njohur si “Kobra” i cili akuzohet për vrasjen e një shtetasi të Shqipërisë më 3 janar 2023, shkruan Insajderi.
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po mbahet vazhdimi i seancës, ku po deklarohen dëshmitarët e rastit.
Brendon Kurtaj, në cilësinë e dëshmitarit ka treguar se çfarë ka parë në natën kur është vrarë një person ne lokalin “Kobra City” në Prizren.
Gjatë kohës sa ai është marrë në pyetje, dëshmitari Kurtaj ka deklaruar se nuk ka dëgjuar të shtëna me armë.
Ai tutje deklarohet se nuk e mban mend mirë sepse ka qenë nën ndikimin e alkoolit.
Brendon Kurtaj – dëshmitar: Ne natën kritike Dibranin e kom pa kur ka ardhur policia, kam qenë shumë i dehur, kam shku në qosh të lokalit dhe nuk kam lëvizur
Brendon Kurtaj – dëshmitar Unë kur kam hi te lokali i Kobres kam vazhdu me pi por paraprakisht kam pi edhe ne dy lokale te tjera
Avokati Florent: A te kujtohet deklarata qe e keni dhënë në polici. Meqenëse po thoni qe nuk ju kujtohet ngjarja po iu kujtoj një deklaratë të policisë që e keni dhënë. A mund te na tregoni se çfarë ka ndodhur ne ora 3 te mëngjesit në “Kobra city?
Dëshmitari: Ne momentin qe kanë fillu me thy shishe, un i kam pa tre persona qe thejshin shishe dhe gjujshin ne drejtim te shankit…
Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli në shqyrtimin fillestar gjyqësor ishin deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat për rastin e vrasjes së V.C., më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren.