Insajderi
Lajme

Me 9 shkurt VV doli 55 % në faqe të KQZ-së, Krasniqi: Të dhënat i futën dy persona

Insajderi
13 February 2025 - 15:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Me 9 shkurt VV doli 55 % në faqe të KQZ-së, Krasniqi: Të dhënat i futën dy persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anëtari i VV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi, ka treguar për gabimin që kishte ndodhur natën e 9 shkurtit, kur Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit kishte shkuar në 55 % në ndërkohë që votat e numëruara ishin tek 20-30 %.

Krasniqi thotë se kjo ka ndodhur, meqë dy persona të cilët kanë qenë futës të të dhënave, kanë futur në sistem shifra përtej asaj që është e logjikshme, dhe se deri në momentin që është identifikuar ky problem, rezultati i shfaqur në KQZ është shpërndarë nga mediat.

 “I vetmi gabim ka qenë që dy persona, dy futës të dhënave, kanë futur shifra përtej asaj që është e logjikshme, dhe derisa është identifikuar ky problem, që ka qenë 20-30 % e votave kur ka ndodhur kjo, ajo është kapur prej mediave, është bërë publike”, ka thënë Krasniqi.

Megjithatë ai thotë se s’ka problem për një gjë të tillë, meqë VV përsëri ka rënë dhe është kthyer “prapë në normalitet”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark