Një azilkërkues nga Afganistani - identifikohet 24 vjeçari që hyri në turmë me veturë në Gjermani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Një azilkërkues nga Afganistani – identifikohet 24 vjeçari që hyri në turmë me veturë në Gjermani

    Insajderi
    13 February 2025 - 18:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në mëngjes në qendër të Mynihut, ku një 24-vjeçar, Farhad N., ka përplasur një turmë demonstruesish të sindikatës Verdi me një Mini Cooper të bardhë, duke lënduar të paktën 28 persona, përfshirë gra, burra dhe fëmijë.

    Një nga viktimat është në gjendje të rëndë, në rrezik për jetën.

    Policia e ndaloi menjëherë 24-vjeçarin, duke shtënë në veturën e tij dhe e arrestoi atë.

    Pas arrestimit, Farhad N. u dërgua në spital për një ekzaminim mjekësor.

    Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi në Seidlstraße, një rrugë e njohur në Mynih, ku për fat të mirë, ndërhyrja e shpejtë e policisë parandaloi mundësinë e më shumë viktimave.

    Një azilkërkues nga Afganistani – kush është autori që hyri në turmë me veturë në Gjermani?

    Përsa i përket identitetit të 24-vjeçarit, sipas informacionit nga BILD, Farhad N. është lindur në Kabul të Afganistanit më 2001 dhe ka ardhur në Gjermani si azilkërkues në vitin 2016.

    Ai jetonte në lagjen Laim në Mynih dhe kishte pasur probleme me ligjin për shkak të krimeve të drogës dhe vjedhjeve në dyqane.

    Sipas Ministrit të Brendshëm, kërkesa e tij për azil ishte refuzuar, por ai kishte marrë një status të quajtur “Duldung” që e mbante të shtyrë procesin e deportimit.

    Sipas raporteve të mediave, Farhad N. dyshohet se kishte shpërndarë postime islamiste para sulmit.

    Hetimet për motivet e sulmit janë ende në zhvillim e sipër dhe pritet të hetohen nga Prokuroria e Përgjithshme.

    Kancelari i Bavarisë, Markus Söder, e cilësoi ngjarjen si një “sulm të dyshuar”, ndërkohë që Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann, falënderoi policinë për reagimin e menjëhershëm që ndihmoi në shmangien e dëmeve të mëtejshme.

    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka cilësuar ngjarjen si një akt të papranueshëm dhe ka kërkuar që autori të ndëshkohet dhe të dëbohet nga vendi, raporton Bild përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark