Insajderi
Show

“A ka shpirt ky njeri”, “Ka tre ditë që dua të ikë” – Egli qan me dënesë në krahët e Rozanës pas injorimit të vazhdueshëm të Gjestit në shtëpi

Insajderi
14 February 2025 - 14:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“A ka shpirt ky njeri”, “Ka tre ditë që dua të ikë” –  Egli qan me dënesë në krahët e Rozanës pas injorimit të vazhdueshëm të Gjestit në shtëpi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Situata mes Eglit dhe Gjestit është tensionuar ndjeshëm në shtëpinë e Big Brother, duke sjellë një moment të rëndë emocional për banoren.

Pavarësisht përpjekjeve të saj të vazhdueshme për të komunikuar me të, Gjesti ka zgjedhur ta injorojë plotësisht, duke mos i kthyer asnjë fjalë. Ky qëndrim i ftohtë ka ndikuar ndjeshëm tek Egli, e cila nuk ka mundur të përmbajë emocionet.

Teksa ndodhej në dhomën e grimit, ajo shpërtheu në lot në krahët e Rozana Radit, duke shprehur dhimbjen e saj me fjalët: “Kam tre ditë që mezi marr frymë në këtë shtëpi. A ka shpirt ky njeri? Ka tre ditë që dua të iki”./Telegrafi

Ndërkohë, Gjesti vazhdonte të qëndronte indiferent, i ftohtë dhe i largët, duke hekurosur qetësisht, pa reaguar fare ndaj lotëve të saj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark