Anëtarësimi i mbetur për gjysmë i Kosovës, Osmani diskuton me Sekretarin e Përgjithshëm të KiE - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtarësimi i mbetur për gjysmë i Kosovës, Osmani diskuton me Sekretarin e Përgjithshëm të KiE

    Insajderi
    14 February 2025 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Alain Berset, në Munich ku po mbahet Konferenca e Sigurisë.

    Osmani tha se me të ka folur për rrugën e Kosovës drejt anëtarësim në KiE dhe përsëriti se Kosova anëtare e kësaj organizate është fitore jo vetëm për Kosovën, por edhe për vetë Europën.

    “Një takim i frytshëm me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, ku diskutuam mbi zhvillimet e fundit dhe rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të përbënte një fitore jo vetëm për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe për vetë Evropën dhe vlerat e saj themelore”, ka shkruar Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark