Plagosja e dy personave në Prizren, Policia e shpall në kërkim Veton Hoxhën/FOTO - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosja e dy personave në Prizren, Policia e shpall në kërkim Veton Hoxhën/FOTO

    Insajderi
    14 February 2025 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e Veton Hoxhës, i cili dyshohet për vrasje në tentativë, shkruan Insajderi.

    Me qëllim të kapjes më të shpejt policia ia ka publikuar edhe fotografinë të dyshuarit.

    Si pasojë e incidentit ku ishte i përfshirë Hoxha, dy persona kishin mbetur të plagosur.

    “Veton Hoxha i lindur me datë 6.08.1992 në Prizren, me banim në Prizren”, thuhet në njoftim.

    U bë me dije se sektori Rajonal i Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Vrasje e rëndë e mbetur në tentative”, konkretisht me datën 29.01.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “ Transiti i ri” në Prizren ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave, në atë rast janë shkrepure edhe armët, dy persona kanë pësuar lëndime, tre armë pistoleta janë sekuestruar.

    Lidhur me këtë janë identifikuar dhe janë arrestuar të gjithë të përfshirët në këtë rast për veç një të dyshuari, të dyshuarit të lartë shënuar.

    Andaj me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografisë së dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit..

    “Kërkojmë që nëse keni çfarëdo informate apo dini diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportoni policinë në Prizren në numrin 192, apo në cilin do Stacion të Policisë në Kosovë“, ka bërë thirrje policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark