Nga 1 marsi s’ka më provim praktik për kosovarët që duan ta konvertojnë patentë shoferin në këtë shtet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga 1 marsi s’ka më provim praktik për kosovarët që duan ta konvertojnë patentë shoferin në këtë shtet

    Insajderi
    14 February 2025 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Kosovës në Austri ka njoftuar se nga data 1 mars, kosovarët që duan të konvertojnë patentë shoferin në këtë shtet, s’kanë më nevojë që t’i nënshtrohen provimit praktik.

    Kjo vjen si rezultat i ligjit të ri, që lehtëson procedurën e konvertimit dhe vlen për të gjitha kategoritë.

    “Sapo jemi njoftuar zyrtarisht se nga data 1 Mars 2025, hyn në fuqi ndryshimi i rregullores zbatuese të Ligjit të Patentës së Shoferëve në Austri, i cili lehtëson procedurën e konvertimit të patentës së shoferit për shtetasit e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë një patentë shoferi të vlefshme të lëshuar nga autoritetet e Republikës së Kosovës NUK kanë më nevojë të japin provim praktik për konvertimin e saj në një patentë austriake.Ky lehtësim vlen për të gjitha kategoritë e patentave të shoferit të lëshuara në Republikën e Kosovës” thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark