Liverpooli i gatshëm të ‘thyejë bankën’ për transferimin e mesfushorit të njohur francez - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Liverpooli i gatshëm të ‘thyejë bankën’ për transferimin e mesfushorit të njohur francez

    Insajderi
    15 February 2025 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liverpooli po monitoron nga afër situatën e një mesfushori të njohur dhe mund ta transferojnë atë këtë verë. 

    Mes kaosit që u shkaktua pas barazimit me rezultat 2-2 ndaj Evertonit, sezoni i parë i Arne Slot me Liverpoolin po del të jetë tejet i suksesshëm. 

    Teksa po futemi në xhiron e 25-të, ata janë shtatë pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Arsenali. 

    Por një gjë që nuk shkoi sipas planeve të tyre ishin transferimet e verës që lamë pas. 

    Përveç transferimit të Federico Chiesas, gjiganti anglez nuk bëri më ndonjë blerje përkundër tentimeve për të nënshkruar me Martin Zubimendin nga Real Sociedadi. 

    Natyrisht, Ryan Gravenberch ka bërë një hap para në atë pozitë duke dhuruar paraqitje fantastike në mesfushën e Liverpoolit. 

    Deri më tani ai e ka mbajtur një nivel të lartë të lojës, por ka një rënie të dukshme të kualitetit kur dihet se zëvendësuesi i tij potencial është Wataru Endo. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark