Katër banorë të rinj do të futen sonte në Big Brother VIP Albania 4 - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Katër banorë të rinj do të futen sonte në Big Brother VIP Albania 4

    Insajderi
    15 February 2025 - 18:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Spektakli i madh i Big Brother VIP Albania 4 pritet të sjellë sonte një ndryshim të madh në dinamikën e lojës, pasi katër banorë të rinj do t’i bashkohen shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Lajmi është bërë i ditur nga producentja Sara Hoxha, e cila ka ndarë një pjesë nga skaleta e spektaklit të sotëm në InstaStory, duke lënë të kuptohet se hyrje të reja do të tronditin lojën.

    Mungesa e disa banorëve si pasojë e daljeve të shumta me zarfa të zi dhe dorëheqjeve të papritura, duket se ka shtyrë produksionin që të sjellë fytyra të reja për të rritur konkurrencën dhe emocionet brenda shtëpisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark