Tetë të vdekur nga “Gripi i Derrave” në Mal të Zi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tetë të vdekur nga “Gripi i Derrave” në Mal të Zi

    Insajderi
    20 April 2016 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Si pasojë e virusit AH1N1, i njohur ndryshe edhe si virusi i gripit të derrave, në Mal të Zi kanë vdekur tre persona, ka njoftuar Instituti për Shëndet Publik në Podgoricë.

    Që nga fillimi i këtij viti në Mal të zi nga infektimi i organeve të frymëmarrjes me këtë virus kanë vdekur gjithsej tetë persona, e që është numri më i lartë i vdekjeve për kokë banori në Ballkan.

    Aktualisht janë të regjistruar 130 persona që lëngojnë nga gripi dhe pjesa më e madhe e pacientëve janë të grup-moshave prej 25 deri në 60 vjet, njofton televizioni publik.

    Sipas të dhënave të Institutit, pjesa më e madhe e pacientëve që kanë vdekur nga gripi nuk kanë qenë të vaksinuar.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark