Shaqir Cërvadiku në një rrëfim emocionues për jetën: Në spitalin ku më vdiq gruaja, më lindi nipi - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Shaqir Cërvadiku në një rrëfim emocionues për jetën: Në spitalin ku më vdiq gruaja, më lindi nipi

    Insajderi
    16 February 2025 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shaqir Cërvadiku, me emocione të mëdha ka folur për bashkëshorten e tij të ndjerë, dhe lindjen e nipit.

    Ai kujtoi si në spitalin e njëjtë ku i vdiq gruaja dhe ku përjetoi dhimbjen më të madhe, i lindi nipi – që ia ndryshoi jetën.

    “Familjen e kam pikë të dobët sepse është dhurata më e shtrenjtë që na ka dhënë Zoti. Ditën që më lindi nipi, ishte i njëjti spital ku e kisha gruan dhe i njëjti spital ku ajo vdiq, aty lindi edhe nipi”, tha ai në Klan Kosova.

    “Më thirri djali dhe tha: Ka lind nusja, fëmija është mirë, nusja mirë. E mora një kafe dhe falënderova Zotin që në vendin ku përjetova dhimbjen më të madhe, e përjetova gëzimin më të madh në jetë”, u shpreh artisti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark