Insajderi
Show

“Nuk u futa për t’u rrahur me njerëzit”- G-Bani vazhdon ta komentojë situatën me Gjestin

Insajderi
16 February 2025 - 21:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Nuk u futa për t’u rrahur me njerëzit”- G-Bani vazhdon ta komentojë situatën me Gjestin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

G Bani u përjashtua nga Big Brother VIP Albania 4 pasi e goditi me shuplakë në fytyrë Gjestin.

Ai e thekson se veprimi i tij ishte i tepërt duke e marrë si një tradhti ndaj produksionit.

Reperi thotë se vetëm për këtë i vjen keq dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me banorin nga Kosova.

“Nuk tërhiqem nga veprimi, veprimi im ishte i tepërt sepse ishte pabesi për ftesën që më dha produksioni për të qenë aty, nuk më futën në Big Brother për t’u rrahur me njerëzit edhe nga ky kontekst ka qenë diçka negative për mua dhe sigurisht që më ka lënduar”, u shpreh ai.

“Edhe për njerëzit që më kanë mbështetur që më kanë votuar, përgjegjësia ishte e imja”, tha tutje ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark