Insajderi
Lajme

Sekretari amerikan i Shtetit uron Kosovën për pavarësi: SHBA me krenari mbështetin rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë shtet sovran

Insajderi
17 February 2025 - 09:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sekretari amerikan i Shtetit uron Kosovën për pavarësi: SHBA me krenari mbështetin rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë shtet sovran
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar Kosovën me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë një shtet sovran, demokratik, shumë-etnik dhe të begatshëm.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju shpreh urimet e mia për rastin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës – një ngjarje për të reflektuar mbi qëndrueshmërinë, vendosmërinë dhe aspiratat e popullit të Kosovës. Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë një shtet sovran, demokratik, shumëetnik dhe të begatshëm. Paqja, siguria dhe zhvillimi ekonomik rajonal mbeten thelbësorë për prosperitetin e qëndrueshëm të Kosovës. Ndërsa festoni pavarësinë tuaj, nderojmë miqësinë dhe vlerat e përbashkëta ndërmjet popujve tanë”, thuhet në urim.

Edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dje ka përgëzuar popullin e Kosovës për rrugëtimin drejt pavarësisë, me anë të një letre dërguar presidentes Vjosa Osmani.

“Lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t’i zgjerojmë ato, veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime, me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e rritjes ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi”, thuhet në mesazhin e tij.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark