Të paktën nëntë të vdekur nga përmbytjet dhe shirat e dendur në disa pjesë të SHBA-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Të paktën nëntë të vdekur nga përmbytjet dhe shirat e dendur në disa pjesë të SHBA-së

    Insajderi
    17 February 2025 - 09:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën nëntë persona kanë vdekur gjatë fundjavës, pasi shirat e rrëmbyeshëm përmbytën pjesë të SHBA-së juglindore.

    Guvernatori i Kentucky, Andy Beshear, tha se tetë persona kishin vdekur në shtetin e tij dhe theksoi në një konferencë shtypi të dielën se ky numër mund të rritet, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Qindra njerëz të bllokuar në ujërat e përmbytjeve, shumë të ngecur në makinat e tyre, u shpëtuan dhe Beshear paralajmëroi banorët që “të qëndrojnë larg rrugëve tani”.

    Kentucky, Georgia, Alabama, Mississippi, Tennessee, Virginia, West Virginia dhe North Carolina ishin nën një lloj alarmi të lidhur me stuhinë këtë fundjavë.

    Pothuajse të gjitha këto shtete pësuan dëme katastrofike në shtator nga uragani Helene.

    Ndërmjet tetë shteteve, më shumë se gjysmë milioni familje ishin pa energji elektrike të dielën mbrëma, sipas poweroutage.us.

    Dhe zyrtarët kanë paralajmëruar se më e keqja e përmbytjeve nuk ka përfunduar ende./Telegraf


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark