Abdixhiku uron pavarësinë: Në këtë përvjetor të 17-të, dashurinë për pavarësi e shtet s’mund ta zhbëjë përplasja jonë e brendshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku uron pavarësinë: Në këtë përvjetor të 17-të, dashurinë për pavarësi e shtet s’mund ta zhbëjë përplasja jonë e brendshme

    Insajderi
    17 February 2025 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka uruar Kosovën për 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Ai ka thënë se Kosova shtet është arritja më e madhe.

    “Kosova shtet, Republikë, është arritja më e madhe  e jona. Është shpagim i përpjekjes së gjeneratave të tëra për çlirim e pavarësim; është mburojë e garantuar për të gjithë ata që vijnë.”

    Ai ka përmendur ish presidentin Ibrahim Rugova, familjen Jashari, luftëtarët e UÇK’së dhe aleatët e Kosovës.

    “Në këtë ditë nderojmë Atin Themeltar të kësaj Republike, Presidentin Dr. Ibrahim Rugova prirja e së cilit – në orët tona më të rënda – dha dritë. Sot nderojmë gjithë luftëtarët, martirët e dëshmorët e luftës sonë çlirimtare, të Ushtrisë sonë Çlirimtare, nderojmë Familjen Jashari, sakrifica e të cilëve na qëndron si gurëthemel i vet lirisë. Nderojmë aleatët tanë, ata që bënë luftën me ne, bënë paqen me ne!”

    Ai ka shtuar se dashurinë për shtet s’mund ta zhbëjë përplasja jonë e brendshme.

    “Në këtë përvjetor të 17-të, le të kujtojmë se dashurinë për pavarësi e shtet s’mund ta zhbëjë përplasja jonë e brendshme. Përplasja është e përkohshme, atdheu ynë është i përhershëm. Ky atdhe na thërret të vazhdojmë rrugëtimin secilën ditë! Sot, festojmë të gjithë! Veç një Kosovë kemi. Urime dita e pavarësisë!”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark