
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi këtë të mërkurë se rritja ekonomike për 2016 do të jetë 3.4 përqind.
“Rritja për 2015 u ndal në 2.62 për qind, ndërsa për këtë vit projeksionet janë në 3.4 përqind”, tha ai.
Ahmetaj foli edhe për konsumin. Ai pranoi që ka një rënie në vendin tonë, por e quajti atë si të papërfillshme në krahasim me rënien e vërejtur nga Banka Botërore në vendet e rajonit.
“Ka një rënie të madhe të konsumit publik, jo atij privat dhe pikërisht ky ka qenë qëllimi ynë, që Qeveria të mos ketë pjesën e luanit në konsum”, Ahmetaj, njofton Top Channel.
Dy javë më parë, Banka Botërore uli parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit nga nga 3.4 në 3.2 për qind. Kryeekonomistja e Bankës në Tiranë shpjegoi arsyet.