
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“Sakrifica, dashuria për vendin, lufta çlirimtare e UÇK-së, aleatët tanë ndërkombëtarë, të gjithë, bashkë, u rreshtuan fuqishëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar ai.
“Vendi ynë ka kaluar përmes shumë sfidash dhe vuajtjesh, andaj ky vend, kjo tokë, meriton rritje të fuqishme dhe rreshtim të drejtë në rrugën euroatlantike”, thotë tutje Limaj.
Postimi i plotë:
Urime 17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës!
Sakrifica, dashuria për vendin, lufta çlirimtare e UÇK-së, aleatët tanë ndërkombëtarë, të gjithë, bashkë, u rreshtuan fuqishëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Sot, me shumë përkulje dhe mirënjohje, në këtë ditë të veçantë për historinë shqiptare, kujtojmë të gjithë të rënët dhe të gjitha kategoritë shoqërore që kontribuan në lirinë e Kosovës.
Vendi ynë ka kaluar përmes shumë sfidash dhe vuajtjesh, andaj ky vend, kjo tokë, meriton rritje të fuqishme dhe rreshtim të drejtë në rrugën euroatlantike.