Insajderi
Lajme

Fatmir Limaj uron 17 vjetorin e Pavarësisë: Kujtojmë të gjithë të rënët dhe të gjitha kategoritë shoqërore që kontribuan në lirinë e Kosovës

Insajderi
17 February 2025 - 13:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fatmir Limaj uron 17 vjetorin e Pavarësisë: Kujtojmë të gjithë të rënët dhe të gjitha kategoritë shoqërore që kontribuan në lirinë e Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Sakrifica, dashuria për vendin, lufta çlirimtare e UÇK-së, aleatët tanë ndërkombëtarë, të gjithë, bashkë, u rreshtuan fuqishëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar ai.

“Vendi ynë ka kaluar përmes shumë sfidash dhe vuajtjesh, andaj ky vend, kjo tokë, meriton rritje të fuqishme dhe rreshtim të drejtë në rrugën euroatlantike”, thotë tutje Limaj.

Postimi i plotë:

Urime 17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës!

Sakrifica, dashuria për vendin, lufta çlirimtare e UÇK-së, aleatët tanë ndërkombëtarë, të gjithë, bashkë, u rreshtuan fuqishëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Sot, me shumë përkulje dhe mirënjohje, në këtë ditë të veçantë për historinë shqiptare, kujtojmë të gjithë të rënët dhe të gjitha kategoritë shoqërore që kontribuan në lirinë e Kosovës.

Vendi ynë ka kaluar përmes shumë sfidash dhe vuajtjesh, andaj ky vend, kjo tokë, meriton rritje të fuqishme dhe rreshtim të drejtë në rrugën euroatlantike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark