Insajderi
Showbiz

“Pse nuk më bien mua burra si ti, por Valbonës”- mesazhi për Laertin që shkaktoi të qeshura

Insajderi
18 February 2025 - 12:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Pse nuk më bien mua burra si ti, por Valbonës”- mesazhi për Laertin që shkaktoi të qeshura
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Banorët në Big Brother VIP Albania 4 kanë marrë sërish mesazhe nga miqtë e familjarët përmes ‘Big Love’.

E mesazhet më interesante duket se i erdhën Laert Vasilit, njërit prej banorëve më të veçantë në këtë edicion.

Ai mori një mesazh nga një fanse, e cila e quajti një burrë të rafinuar me njohuri për fusha të ndryshme.

Foto: Screenshot/TikTok

Mes tjerash, bën shaka se pse nuk i qëllojnë burra të tillë asaj, por Valbona Mhillit, marrë parasysh që shprehu një pëlqim për të në këtë format.

“Një burrë i rafinuar me njohuri për artin, historinë dhe letërsinë, po pse s’më bien burrat si ti, por i bien Bonës që nejse. Laert je i mrekullueshëm”, thuhet në mesazh.

Foto: Screenshot/TikTok

E në anën tjetër, edhe gazetarja shprehu në një formë një pëlqim për Laertin, edhe pse pati shumë përplasje mes tyre.

Ata vijojnë të jenë vetëm miq deri më tani në këtë reality shou.

@topchanneltvalbania

“Pse nuk më bien mua burra si ti,por Valbonës…”/ Mesazhi i Laertit shkakton të qeshura në shtëpi

♬ original sound – Top Channel – Big Brother Vip


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark