
Ndeshja e xhiros së 27-të të Superligës së Rumanisë ndërmjet Rapid Bukureshtit dhe Botosanit (1-0) do të mbahet mend për një vendim organizativ jashtëzakonisht të dobët që krijoi vështirësi për të gjithë.
Futbollistët mysafirë e kanë luajtur këtë ndeshje me fanella krejtësisht të bardha, edhe pse bora ka mbuluar të gjithë fushën.
Pamjet nga ndeshja në Bukuresht u shpërndanë me të madhe në mediat sociale.
Pas kësaj ndeshjeje, ndjekësit e futbollit pyesnin se si ka mundur të ndodhë kjo dhe kush i ka dhënë leje futbollistëve mysafirë që të luajnë me fanella të bardha në dëborë.
Ky vendim vështirësoi lojtarët e të dyja skuadrave, shikuesit, komentuesit dhe tifozët në stadium, pasi në asnjë moment nuk mund të shihnin se ku ndodheshin ‘botosanët’.
W spotkaniu Rapid – Botosani rozgrywanym w śniegu ❄️ gościom pozwolono na grę w białych koszulkach 😶 pic.twitter.com/oKjYDQXEuc
— Superbet (@SuperbetPL) February 18, 2025
❄️🤯 Just the atmosphere at the match between Rapid and Botoșani in Romania's top league: the away team took the field in white kits – and instantly disappeared 👀 pic.twitter.com/SDhDGjE0ri
— FootyRoom (@footyroom) February 17, 2025