Bëri gjest të pahijshëm drejt tifozëve kundërshtarë, Emir Sahiti gjobitet me kaq mijë euro - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Bëri gjest të pahijshëm drejt tifozëve kundërshtarë, Emir Sahiti gjobitet me kaq mijë euro

    Insajderi
    18 February 2025 - 18:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata sportive e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) ka vendosur ta dënojë me 8 mijë euro sulmuesin anësor e të Hamburgut, Emir Sahiti.

    Ky ndëshkim i është dhënë futbollistit 26-vjeçar për një veprim të pahijshëm që ai kreu ndaj tifozëve gjatë ndeshjes kundër Regensburgut.

    Federata Gjermane e Futbollit e bëri publik vendimin e martën, pasi Sahiti u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen që përfundoi 1-1 mes Hamburgut dhe Regensburgut.

    Reprezentuesi i Kosovës fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 74-të. Dy minuta më vonë, ai mori një karton të dytë të verdhë dhe u përjashtua nga fusha pasi protestoi ndaj vendimeve të gjyqtarit.

    Sahiti ka pranuar gjobën e vendosur nga DFB-ja. Veprimi i tij erdhi si reaksion ndaj provokimeve nga tifozët e skuadrës kundërshtare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark