“Më pyeti si quhen vajzat që flenë një natë me njërin, një natë me tjetrin”, debat i ashpër mes Gertës dhe Valbonës në BBVA - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Më pyeti si quhen vajzat që flenë një natë me njërin, një natë me tjetrin”, debat i ashpër mes Gertës dhe Valbonës në BBVA

    Insajderi
    18 February 2025 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Spektakli i sotëm i Big Brother VIP Albania 4 ka sjellë një përplasje të fortë mes dy prej banoreve më të komentuar të këtij sezoni, Gertës dhe Valbonës.

    Gerta nuk u përmbajt dhe e akuzoi Valbonën se ka përdorur “kartën e joshjes” për të qëndruar në lojë, duke e cilësuar atë si një shpifëse. Ajo deklaroi se Valbona ka tentuar të krijojë çifte brenda shtëpisë që në fillim, duke u afruar fillimisht me Jozin, më pas me G Banin dhe në fund me Laertin. “Valbona nuk ka çfarë bën më këtu, Jozi iku, Gerti iku. Laerti nuk i kthen më,” tha Gerta.

    Nga ana tjetër, Valbona e kundërshtoi ashpër, duke thënë se Gerta ka bërë sulme të vazhdueshme ndaj vajzave të shtëpisë. “Që nga ai momenti në dush, kjo më ka thënë: A e di ti si quhen ato vajzat që flenë një natë me njërin, një natë me tjetrin?” – deklaroi ajo, duke akuzuar Gertën për fjalë denigruese.

    Por Gerta e mohoi këtë dhe e akuzoi Valbonën se po manipulon fjalët. “Nëse kërkon përgjigje, duhet të rrish aty me mua dhe të presësh përgjigje,” i tha ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark