Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich kalon me mund kundër Celtic në mesin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich kalon me mund kundër Celtic në mesin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve

    Insajderi
    18 February 2025 - 23:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bayern Munich dhe Celtic kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen kthyese të fazës së play-off të Ligës së Kampionëve, me gjermanët që kaluan tutje.

    Bavarezët kishin fituar ndeshjen e parë si mysafir me rezultat 2-1.

    Të dy skuadrat e nisën me nga një rast, ku Serge Gnabry dhe Callum McGregor ishin afër golit.

    Harry Kane kishte po ashtu raste të tjera, ndërsa tentoi edhe Joshua Kimmich, por shifrat nuk u ndryshuan.

    Në fillimin e pjesës së dytë, Bayern Munich kishte sërish rast të mirë, me Leon Goretzkan, por portieri bëri pritje të madhe.

    Celtic në rastin e parë të mirë arriti të gjejë rrjetën, me Nicolas-Gerrit Kuhn që shënoi për 1-0.

    Në minutat në vijim, bavarezët kishin disa raste të mira, me Goretzkan, Leroy Sane dhe Kimmich, por që nuk ishin të saktë.

    Kur pritej që ndeshja të shkonte në vazhdime, në skenë doli Alphonso Davies që shënoi për 1-1.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark