Rrahman Rama prezanton në Amerikë të arriturat e FSK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahman Rama prezanton në Amerikë të arriturat e FSK-së

    Insajderi
    20 April 2016 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama me ftesë të Komandantit të Gardës Kombëtare të Aiovës, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Rama ka pasur një numër takimesh gjatë kësaj vizite, përfshirë ne guvernatorin e shtetit Iëoa, Terry E. Branstad.

    Në këtë takim ky i cili ishte edhe  konfirmim për vazhdimin e bashkëpunimit në kudër të partneritetit shtetëror të Republikës së Kosovës me shtetin e Aiovës së SHBA-ve.

    Më tej gjatë vizitës në ShBA, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama zhvilloi takim edhe me komandantin e Gardës Kombëtare të Aiovës, gjeneral Timothy Orr.

    Me këtë rast, gjeneral Rama e falënderoi gjeneralin Orr për përkrahjen që Garda Kombëtare e shtetit Aiova ka dhënë për FSK-në  e gjithashtu e njoftoi atë mbi të arriturat e FSK-së si dhe për planet dhe synimet për të ardhmen e saj.

    Gjithashtu, në takim me gjeneral Ramën, Komandanti i Gardës Kombëtare të shtetit të Aiovës, gjeneral Orr konfirmoi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen ë shumë fusha, për të cilat ka gatishmëri nga të dy palët, e që janë të parapara mbi bazën e marrëveshjes së bashkëpunimit.

    Në takimin e delegacionit nga Forca e Sigurisë së Kosovës në krye me gjeneral Ramën dhe delegacionin pritës të Gardës së Aiovës, u bënë dy prezantime, njëri për të arriturat e FSK-së e gjithashtu edhe një prezantim i detajuar i bashkëpunimit në mes FSK-së dhe Gardës së Aiovës.

    Gjithashtu, gjeneral Rama dhe delegacioni i Forcës së Sigurisë, Atasheu i FSK-së në ShBA, gjeneral brigade Xhavit Gashi, shefi i Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri, kolonel Ilir Qeriqi,  vizituan edhe  ambientet trajnuese dhe stërvitore të Gardës Kombëtare të Aiovës. dhe mundësinë e bashkëpunimit në fushën e trajnimit dhe shkëmbimit të përvojave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark