Hysen Durmishi e Rozeta Hajdari jashtë listës nga kandidatët e Vetëvendosjes që morën më së shumti vota - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hysen Durmishi e Rozeta Hajdari jashtë listës nga kandidatët e Vetëvendosjes që morën më së shumti vota

    Insajderi
    19 February 2025 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me votat e numëruara deri tash, kanë dalur listat e kandidatëve të partive politike që potencialisht kanë siguruar ulëse në Kuvend.

    Albin Kurti është më i votuari me mbi 222 mijë vota. Pas tij vjen Glauk Konjufca me 170 mijë vota. Faton Peci ka marrë vota si i treti me 84 mijë sosh.

    Pas Pecit, vjen Hekuran Murati me 80 mijë, Albulena Haxhiu me 76 mijë, Xhelal Sveçla me 72 mijë e Donika Gërvalla me 68 mijë.

    Befasi në këtë listë është këngëtarja Edona Llalloshi, e cila sipas kësaj liste ka siguruar 26 mijë e 765 vota.

    Por, që në listën e me të votuarave nuk janë ministrja Rozeta Hajdari e as zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark