Babai i Musk: Elon nuk është një baba i mirë, fëmijët e tij u rritën me shumë dado - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Babai i Musk: Elon nuk është një baba i mirë, fëmijët e tij u rritën me shumë dado

    Insajderi
    19 February 2025 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Errol Musk, babai i Elon Musk, kritikoi publikisht të birin dhe aftësitë e tij prindërore gjatë një paraqitjeje në ‘podcast’-in “Wide Awake”, vetëm dy ditë para se shkrimtarja Ashley St. Claire njoftoi se kishte lindur një fëmijë që ishte i Elonit.

    “Ai nuk ishte një baba i mirë. Fëmija i parë kaloi shumë kohë me dado dhe vdiq ndërsa ishte nën kujdesin e tyre”, tha Errol, duke iu referuar djalit të Elon, Nevada me ish-gruan Justine Wilson.

    Nevada ndërroi jetë në vitin 2002 në moshën 10 javëshe.

    “Elon do të më vrasë për atë që them, por kjo është ajo që mendoj. Kjo nuk është mirë. Ata ishin shumë të pasur, shumë dado”, shtoi ai, duke vënë në dukje se fëmijët e Elon dhe Justine – binjakët Griffin dhe Vivian dhe trenjakët Kai, Saxon dhe Damian – kishin secili dadot e tyre.

    “Kur u ndanë, ishin gjashtë dado nga njëra anë dhe gjashtë nga ana tjetër. Një situatë shumë e çuditshme”, theksoi Errol.

    I pyetur nga prezantuesi nëse kjo do të thoshte që Eloni nuk po kalonte mjaftueshëm kohë me fëmijët e tij, ai u përgjigj pozitivisht.

    Intervista u bë shpejt virale në rrjetet sociale, me shumë njerëz që dënuan deklaratat e Errol, duke vënë në dukje sjelljen e tij të diskutueshme, duke përfshirë faktin se ai ka një fëmijë me ish-njerkën e tij Jana Bezuidenhout.

    Përveç fëmijëve të tij me Justine Wilson, Elon Musk ka edhe tre fëmijë – djemtë X AE A-XII e Techno dhe vajzën Exa – me ish-partneren e tij Grimes, si dhe binjakët Strider dhe Azure dhe një fëmijë tjetër me Shivon Zilis.

    Ashley St. Claire së fundmi zbuloi se kishte sjellë në jetë fëmijën e tij të 13-të, por ajo e fshiu shpejt postimin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark