Situatë interesante në Ligën e Kampionëve, tifozi zgjat 50 euro për një penallti - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Situatë interesante në Ligën e Kampionëve, tifozi zgjat 50 euro për një penallti

    Insajderi
    19 February 2025 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një episod gazmor ka rrëmbyer vëmendjen në sfidën e djeshme, që Benfica barazoi 3-3 përballë Monacos. Glen Nyberg po rishikonte një rast për penallti në minutat shtesë të gjithë takimit, teksa nga shkallët e stadiumit u fotografua një tifoz.

    Mbështetësi i Benficës po i zgjaste 50 euro, për të akorduar penalltinë në favor të skuadrës së tij. Gjyqtari suedez e zhgënjeu, pasi në fund i qëndroi vendimit në fushë për të mos dhënë penallti.

    36-vjeçari nuk ka eksperiencë të madhe në Ligën e Kampionëve, pasi vetëm këtë sezon i ka provuar emocionet e tij.

    Në fund Benfica u kualifikua për shkak të fitores 0-1, që regjistroi në Francë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark