Vdes nëna Zejnep nga Lipjani, kriminelët serbë ia vranë burrin, dy djemtë e dy nipat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes nëna Zejnep nga Lipjani, kriminelët serbë ia vranë burrin, dy djemtë e dy nipat

    Insajderi
    20 February 2025 - 12:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, është ndarë nga jeta Nëna Zejnepe nga komuna e Lipjanit, e cila përjetoi dhimbje të madhe, por që nuk u përkul kurrë.

    Ajo humbi bashkëshortin, dy djemtë dhe dy nipat nga duar kriminale të pushtuesit serb, por gjeti forcën për të kërkuar të vërtetën dhe drejtësinë.

    Për vdekjen e saj ka njoftuar kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili dhe e ndau ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e saj.

    Telegram ngushëllimi:

    Sot, paska pushuar zemra e Nënës Zep, një nëne që përjetoi dhimbjen më të madhe, por që nuk u përkul kurrë.

    Nëna Zep humbi bashkëshortin, dy djemtë dhe dy nipat nga dora kriminale e pushtuesit serb por gjeti forcën për të kërkuar të vërtetën, për të zbuluar trupat e të dashurve të saj dhe për të kërkuar drejtësi.

    Ajo nuk e jetoi dhimbjen në heshtje, por e ktheu atë në betejë për drejtësi dhe kujtesë. Sot, largohet nga kjo botë, por zëri dhe sakrifica e saj do të mbeten përjetësisht në zemrat tona dhe në historinë e Kosovës.

    Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që ndanë dhimbjen dhe krenarinë për këtë grua të jashtëzakonshme.

    U prehsh në paqe, Nënë Zep! Lavdi jetës dhe veprës tënde!
    Imri Ahmeti”,


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark