Një rrugëtim i jashtëzakonshëm u përmbyll, por ajo që mbetet është shumë më e madhe se një rezultat zgjedhor - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Një rrugëtim i jashtëzakonshëm u përmbyll, por ajo që mbetet është shumë më e madhe se një rezultat zgjedhor

    Insajderi
    21 February 2025 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruan: Floriana Rugova

    Për muaj me radhë, kam pasur privilegjin të takoj njerëz të mrekullueshëm, të dëgjoj histori që më kanë prekur në shpirt dhe të shoh nga afër sakrificat e atyre që e mbajnë këtë vend gjallë, me shumë mund dhe dashuri.

    Kam takuar prindër që punojnë ditë e natë për t’u siguruar fëmijëve të tyre një jetë më të mirë. Kam dëgjuar të moshuar që kanë kaluar kohë të vështira, por që ende besojnë se e ardhmja mund të jetë më e ndritur. Kam parë të rinj me plot ëndrra e energji, që nuk ndalen së luftuari për të nesërmen që meritojnë.

    Këto takime nuk ishin thjesht pjesë e një fushate por ishin mësime jete. Më bënë të reflektoj më shumë, të ndiej më thellë dhe të besoj edhe më fuqishëm se ndryshimi nuk është vetëm një fjalë, por një përpjekje e përbashkët, një rrugë që duhet ta ndjekim me guxim dhe përkushtim.

    Edhe pse ky rezultat nuk më siguron një ulëse në Kuvend, ajo që kam fituar është shumë më e çmuar. Çdo votë për mua nuk ishte vetëm një numër, por një mesazh shprese, një dorë mbështetjeje, një zë që thotë: “Vazhdo, mos u ndal!” Dhe unë nuk do të ndalem.

    Urime të gjithë kolegëve që fituan mandatin! Jam e bindur se ata janë më të mirët dhe do t’i përfaqësojnë me dinjitet dhe përgjegjësi interesat e elektoratit tonë.

    Angazhimi im në politikë nuk ka qenë kurrë i lidhur me një pozicion, por me dëshirën për të qenë pranë njerëzve, për të dëgjuar, për të punuar dhe për të kontribuar me të gjitha forcat e mia për një të ardhme më të mirë. Dhe kjo dëshirë nuk do të shuhet kurrë!

    Nga zemra, faleminderit secilit prej jush që më keni mbështetur, më keni dhënë besimin tuaj dhe më keni pranuar si pjesë të rrugëtimit tuaj.

    Faleminderit Partisë Demokratike të Kosovës për besimin dhe mundësinë që më dha për të kontribuar dhe për t’u angazhuar në këtë rrugëtim.

    Rruga vazhdon, së bashku, me më shumë vullnet, me më shumë forcë, me më shumë dashuri për Kosovën ma mirë.

    Mirënjohëse pa fund🙏🏻

    Floriana


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark