I buzëqeshur para kamerave, Momenti kur Safet Bajri mbërrin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I buzëqeshur para kamerave, Momenti kur Safet Bajri mbërrin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

    Insajderi
    21 February 2025 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ky është momenti kur Safet Bajri mbërrin i shoqëruar nga RENEA në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pas urdhër arrestit të lëshuar ndaj tij nga GJKKO, me kërkesë të SPAK.

    Siç duket edhe nga pamjet, Bajri shfaqet i buzëqeshur teksa shoqërohet drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

    Fillimisht Bajri u shoqërua në Policinë e Shkodrës ku më pas i është komunikuar që ka një urdhërarresti dhe do të dërgohet në kryeqytet.

    Mësohet se Bajri është marrë në shtëpinë e tij në Dobraç dhe nuk ka bërë rezistencë, banesë në të cilën tre ditë më parë u ushtrua kontroll.

    Kujtojmë se Safet Bajri dyshohet si i përfshirë në një ngjarje të vitit 2018, ku është ekzekutuar Fatbardh Lici.

    VIDEO


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark