"Në situatën që jemi as pozita e as opozita nuk munden të formojnë qeveri stabile" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Në situatën që jemi as pozita e as opozita nuk munden të formojnë qeveri stabile”

    Insajderi
    22 February 2025 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mazllum Baraliu, ish-kryetari i KQZ-së, ka thënë se partitë politike në vend duhet të marrin parasysh porosinë që u dhanë qytetarët me votat e tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Baraliu u shpreh se as partia në pushtet LVV, por as edhe partitë e tjera nuk munden të formojnë vet qeveri.

    “Porosia e qartë është dhe këtë duhet ta marrin seriozisht jo vetëm partia që është në qeveri, e cila gjithsesi është dashtë ta ketë kuptuar leksionin e duhur nga votuesi e ai është se nuk kanë qenë të kënaqur sa duhet me qeverisjen katër vjeçare dhe vlerësimi i tyre është minusuar për aq sa është 10% dhe se duhet të ndryshuar diçka dhe se nuk mund t’i jepet besimi të njëjtit koalicion me në krye të saj LVV-në që të qeverisë edhe në të ardhmen, në situatën e tanishme si shihet kemi pak pozicion, në gjendjen çfare jemi, po as opozita nuk do të munden të formojnë një qeverisje stabile”, ka thënë Baraliu.

    ”Mesazhi është i qartë, do të duhej të marrin parasysh mesazhin e votuesit që të bëjnë një qeverisje të unitetit kombëtar me bazë të gjerë dhe të gjithë të qeverisin dhe jo me bazë pikë e pesë”, ka thënë Baraliu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark