Insajderi
Lajme

Thirri me zë të lartë “Allahu Akbar” dhe nisi sulmin! Një person i vdekur në Francë, dy oficerë të plagosur

Insajderi
22 February 2025 - 21:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Thirri me zë të lartë “Allahu Akbar” dhe nisi sulmin! Një person i vdekur në Francë, dy oficerë të plagosur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një sulm me thikë ka tronditur Franën këtë të shtunë, me pasoja në jetë njerëzish. I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Deri më tani, sipas policisë, një person ka humbur jetën dhe dy oficerë policorë kanë mbetur të plagosur.

Policia po mbledh provat në Mulhouse, e cila ndodhet vetëm disa kilometra larg kufirit me Gjermaninë.

Autori ka plagosur rëndë dy policë, një në qafë dhe një në gjoks. Një kalimtar ka tentuar të ndërhyjë dhe është vrarë.

I dyshuari është një algjerian 37-vjeçar, i cili kishte marrë një urdhër deportimi për shkak se ishte në listën e vëzhgimit të terrorizmit, sipas prokurorit vendas.

Prokurori ka hapur një hetim terrorist sepse i dyshuari thuhet se ka bërtitur “Allahu Akbar”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark