
Ish-ylli i Juventusit, Moise Kean, u desh të largohej nga loja me barelë në pjesën e dytë të ndeshjes mes Hellas Veronës dhe Fiorentinës të dielën pasdite.
Kjo ndodhi pas një goditjeje të fortë që ai mori në fytyrë nga një lojtar kundërshtar, duke e lënë atë pa ndjenja.
Në momentin e incidentit pati një përplasje mes tre lojtarëve – Moise Kean, Pawel Dawidowicz dhe Diego Coppola, por Kean e pësoi më së keqi. Ai mori një goditje të fortë pak centimetra mbi syrin e tij, dhe loja u ndërpre menjëherë për t’i ofruar tretman mjekësor.
Stafi mjekësor ishte në gjendje ta rikthente vetëdijen e Keanit dhe ai u fut në fushë me një fashë të zezë rreth kokës. Sidoqoftë, pasi u rikthye në lojë, Kean pësoi sërish humbje të vetëdijes dhe qëndroi i palëvizur në fushë për disa momente, duke shkaktuar frikë dhe panik në stadium.
Lojtarët e të dyja skuadrave reaguan menjëherë, duke kërkuar barelën ose ambulancën për ta nxjerrë nga fusha. Sipas një njoftimi të mëvonshëm nga Fiorentina, u konfirmua se Kean ishte diagnostikuar me traumë të kokës dhe ishte dërguar në spitalin lokal për teste të mëtejshme.
Moise Kean has collapsed on field after a head injury pic.twitter.com/5LVl5KEB62
— BitEuro (@Thermanmerman92) February 23, 2025