Deputeti shqiptar në Zvicër: Gërvalla është ministrja më e keqe e diplomacisë që ka pasur ndonjëherë Kosova - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti shqiptar në Zvicër: Gërvalla është ministrja më e keqe e diplomacisë që ka pasur ndonjëherë Kosova

    Insajderi
    23 February 2025 - 20:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Politikani shqiptar, i cili është deputet i kuvendit të Baselit në Zvicër, Korab Rashiti, ka shkruar në lidhje me gabimte diplomatike që ka bërë Kosova viteve të fundit.

    Sipas tij, njëri nga gabimet më të mëdha “është getoizimi ekskluzivisht me partitë socialiste në Evropë dhe SHBA, gjë që ka futur edhe diasporën në të njëjtin getoizim”.

    Ai s’ka nguruar ta quaj ministren tashmë në detyrë, Donika Gërvalla, si ministren e diplomacisë “më të dobëtën që ka pasur ndonjëherë Kosova”.

    Shkrimi i plotë:

    Gabimi më i madh i diplomacisë së RKS, veçanërisht i qeverisë aktuale që ende është në pushtet, është getoizimi ekskluzivisht me partitë socialiste në Evropë dhe SHBA, gjë që ka futur edhe diasporën në të njëjtin getoizim.

    Pasojë: Me çdo ndryshim regjimi/qeverie, aleancat ndërrohen dhe kështu marrëdhëniet diplomatike vihen nën presion.

    Znj. Gërvalla është ministrja më e keqe e diplomacisë që ka pasur ndonjëherë Kosova!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark