Insajderi
Lajme

“Gjykatë që doni të na dënoni si komb e si UÇK”- Dëshmitari Tara vazhdon ta tensionojë situatën në Hagë

Insajderi
24 February 2025 - 11:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Gjykatë që doni të na dënoni si komb e si UÇK”- Dëshmitari Tara vazhdon ta tensionojë situatën në Hagë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ismet Tara, ish-komandant në zonën e Rahovecit, i njohur edhe me nofkën si ‘komandant Hoxha‘, ka filluar dëshminë në Gjykatën Speciale të Hagës për rastin e ish-krerëve të UÇK’së.

Tara po kërkon që t’i shfaqet një dokument, për të cilin po pretendon se e dëmton imazhin e tij dhe se s’e ka nënshkruar atë ai, shkruan Insajderi.

“Nuk jam intervistuar nga UNMIK-u asnjëherë. Unë kërkoj dokumentin tim që përkthyesja ime e ka lexuar gjysmën se unë nuk kam mundur ta lexoj më. Pa mu paraqitur ai dokument, unë këtë gjykatë e shpalli gjykatë që don me na dënu neve si komb edhe si UÇK edhe si të gjithë. Ju nuk jeni gjykatë kredibile për mua, nëse nuk e paraqitni atë dokument”, ka thënë ndër të tjera ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark