"Edhe po të vritem nuk flas, gjykatë e korruptuar" - komandant Hoxha rrezikon të gjobitet por nuk heq dorë nga kërkesat e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Edhe po të vritem nuk flas, gjykatë e korruptuar” – komandant Hoxha rrezikon të gjobitet por nuk heq dorë nga kërkesat e tij

    Insajderi
    24 February 2025 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe pas pauzës 10 minutshe dëshmitari i Speciales, Ismet Tara ka refuzuar të flasë dhe t’i përgjigjet pyetjeve të prokurorisë me kërkesën e shqyrtimit të një dokumenti.

    Pasi prokurorja ia prezantoi disa dokumente, Tara tha se nuk janë ato që ai po kërkon duke potencuar se është dokument i vitit 2019.

    “Asnjë pyetje nuk i përgjigjem derisa të paraqitet dokumenti. Dyshimi im është që kjo është gjykatë e korruptuar. Nuk do t’i përgjigjem asnjë pyetje”, tha Tara.

    Gjyqtari ia bëri me dije se Tara mund të gjobitet për mosbindje ndaj urdhrave të gjykatës.

    “Nuk po ndiqni rregullat ju lutem heshtni, përgjigjuni po ose jo, mund të gjobiteni për mosbindje ndaj gjykatës”, deklaroi gjykatësi.

    “Edhe po të vritem nuk flas më pa mu prezantuar dokumenti”, theksoi komandant Hoxha.

    Ndërkohë gjyqtari kërkoi që të shkojnë në pauzë 30 minutshe. /Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark