Hamza për vdekjen e Qerkinit: Baca Bajram ishte shpresë e familjeve që humbën të dashurit e tyre në luftë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza për vdekjen e Qerkinit: Baca Bajram ishte shpresë e familjeve që humbën të dashurit e tyre në luftë

    Insajderi
    24 February 2025 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka shprehur ngushëllimet e tij me rastin e vdekjes së Bajram Qerkinit, kryetarit të Shoqatës “Zëri i Prindërve” i cili nuk reshti kurrë së kërkuari përgjigje për të pagjeturit.

    Hamza thotë se as Qerkinin, e as ata që nuk u gjetën që 25 vjet, nuk do t’i harrojnë kurrë, dhe kurrë nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për ta.

    “E gjithë Kosova është e pikëlluar me vdekjen e njërit prej njerëzve më të mirë të saj. Baca Bajram ishte vërtet zë dhe shpresë i të gjitha familjeve që humbën më të dashurit e tyre gjatë luftës në Kosovë. As bacën Bajram dhe as ata që nuk po mund t’i gjejmë që 25 vjet, të cilët ai i kishte mision jetësor, kurrë nuk do t’i harrojmë dhe kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për ta! Prehu në paqe, baca Bajram!”, ka shkruar Hamza në facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark