E quante “shansin e fundit për shqiptarët”, Kim Mehmeti idhnohet pak me Albin Kurtin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E quante “shansin e fundit për shqiptarët”, Kim Mehmeti idhnohet pak me Albin Kurtin

    Insajderi
    25 February 2025 - 17:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Publicisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Kim Mehmeti, i cili nganjëherë paraqitej si apologjet i Albin Kurtit, është idhnuar me këtë të fundit.

    Në një shkrim të para disa ditëve, Kim Mehmeti thotë se “ndonëse Albin Kurti është më e mira që i ka ndodhur Kosovës së pasluftës”, s’i arsyeton ndërhyrjet e tij në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

    Ai po ashtu e sheh problematike deklaratën e Kurtit për gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

    “Gjithashtu është e padyshimtë se një politikan i kalibrit të Kurtit e dinë se VMRO-ja e sotme i provokon shqiptarët e këtushëm sepse donë që ata të reagojnë, me çka do hapej rruga për rishikimin e gjitha marrëveshjeve të arrira deri tani, ngaqë sipas tyre, në një Maqedoni që u takon vetëm maqedonasve, shqiptarëve u është dhënë më shumë seç u takon?!”, ka thënë publicist Mehmeti.

    “Dhe nëse është e padiskutueshme se një politikan i kalibrit të Kurtit e dinë që Maqedonia kurrë nuk ka pasur qeveri më proserbe se kjo e sotmja, mbetet e paqartë pse ai i mbështet ata që erdhën në pushtet duke i trembur maqedonasit se shtetin ua kishin marr shqiptarët dhe duke u premtuar se nëse do votonin për VMRO-DPMNE’në ajo atë do ua kthente pronarëve të saj – maqedonasve”, ka thënë ndër të tjera ai.

    Mehmeti para se Kurti të vinte në pushtet, thoshte se ky i fundit është “shpresa e fundit e shqiptarëve që të ndërtojnë shtet”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark