Nisma: Qeveria u gjunjëzua sërish para Serbisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nisma: Qeveria u gjunjëzua sërish para Serbisë

    Insajderi
    20 April 2016 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nisma për Kosovën ka thënë se Qeveria e Kosovës është gjunjëzuar sërish para Serbisë me marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel.

    “Njoftimet e fundit se delegacioni i Qeverisë së Kosovës në takimin e fundit me delegacionin e Qeverisë së Serbisë në Bruksel ka arritur një marrëveshje, të cilën po e quajnë kinse veq për një fazë kalimtare, marrëveshje kjo për validitetin e dokumenteve ilegale të lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë në Kosovë, është një lëshim tepër i rëndë i qeverisë së Kosovës, është gjunjëzimi i radhës përballë Serbisë,” thuhet në një komunikatë për media.

    “Kjo është tallja e radhës e kësaj Qeverie me qytetarët e vendit tonë, është  poshtërim i shtetit”.

    Kjo parti ka kërkuar nga qeveria që të ndërpresë bisedimet në emër të Kosovës meqë sipas tyre, “ajo e ka humbur legjitimitetin për të marrë vendime në emër të shtetit e të qytetarëve të shtetit tonë.”/Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark