Insajderi
Botë

PAMJE/ Mediat gjermane publikojnë foto të dyshuarit që u arrestua për plagosjen gjatë gjykimit për Besar Nimanin

Insajderi
26 February 2025 - 15:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PAMJE/ Mediat gjermane publikojnë foto të dyshuarit që u arrestua për plagosjen gjatë gjykimit për Besar Nimanin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Raportohet për të paktën tre të plagosur jashtë gjykatës në qytetin e Bielefeldit në Gjermani të mërkurën, ku u mbajt seanca gjyqësore për vrasjen e boksierit kosovar Besar Nimani në vitin 2024. 

Raportohet se një nga të dyshuarit për sulmin e të mërkurës është arrestuar, ndërsa një tjetër është arratisur.  Për rastin ka informuar edhe “Radio Bielefeld”, që ka treguar se disa zona janë rrethuar për kapjen e të dyshuarit të dytë për plagosjen e të mërkurës. 

Huseyin Akkurt po gjykohet për vrasjen e Nimanit. 

Bild ka publikuar foto nga atje:

Gazeta gjermane “Bild” raporton se të paktën dy pjesëtarë të familjes së të akuzuarit u qëlluan – vëllai dhe babai – njëri prej tyre u plagos në këmbë e tjetri në gjoks dhe është në gjendje të rëndë. Ndërkohë gazeta “Neue Westfalische” raporton për të paktën tre të plagosur.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark