"Dikush po qëllon jashtë!” – Si nisën të shtënat para objektit ku po gjykohej i akuzuari për vrasjen e boksierit Besar Nimani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Dikush po qëllon jashtë!” – Si nisën të shtënat para objektit ku po gjykohej i akuzuari për vrasjen e boksierit Besar Nimani

    Insajderi
    26 February 2025 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas përfundimit të seancës gjyqësore për vrasjen e boksierit kosovar Besar Nimani, raportohet për të shtëna para objektit të gjykatës në Gjermani, transmeton Insajderi.

    Media gjermane “Bild” raporton se të paktën dy pjesëtarë të familjes së të akuzuarit u qëlluan, njëri prej tyre u plagos në këmbë e tjetri në gjoks dhe është në gjendje të rëndë, i cili dyshohet se është babai i të akuzuarit.

    I akuzuari për vrasjen e boksierit është Huseyin Akkurt.

    Bild shkruan se rreth orës 13:30, pak pas përfundimit të gjykimit, papritmas u dëgjuan të shtëna.

     Dëshmitarët okularë thanë se oficerët e policisë jashtë derës së sallës së gjyqit papritmas bërtitën: “Dikush po qëllon jashtë!” Pastaj të gjithë dolën me vrap në rrugë.

    Raportohet se plumbat kanë goditur në këmbë vëllain e të pandehurit.

    Sipas dëshmitarëve, sulmuesi qëlloi nga një trotuar, më pas u largua me makinë duke vazhduat të shtënat me armë zjarri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark