
Organizatat e dala nga lufta e UÇK’së nuk do të marrin pjesë nesër në Këshillin Shtetërore të organizuar nga Qeveria për 27 vjetorin e Epopesë së UÇK’së, shkruan Insajderi.
Nënkryetari i OVL-UÇK’së, Fatmir Sopi ka thënë për Insajderin se nuk do të jenë pjesë organizative e Këshillit duke refuzuar ftesën që edhe sot i bëri ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku.
“E kemi marrë një vendim që nuk do të jemi pjesë e Këshillit Organizativ. E di që e ka bërë, po në jemi në konsekuencë me vendimin tonë dhe do e mbajmë qëndrimin. Jo nuk do jemi pjesë e ekipës”.
Ai ka thënë se nuk kemi pas kurrë bashkëpunim me qeverinë. Sopi ka kritikuar ministrat e Kurtit për “ofendimet” që ata iu kanë drejtuar ushtarëve të UÇK’së.
“Ministrat e kësaj qeverie na quaj neve komandant e ushtarë të vetëshpallur e tjetri thotë ma mirë na kish ra me i marr disa mercenarë me çliru vendin tash qysh me bashëpunu me ta. Këto janë sende të rënda me na thonë”, deklaroi ai për Insajderin.
Anëtari i Këshillit Shtetërorë për shënimin e 27 vjetorin e Epopesë së UÇK’së, Hajrullah Çeku gjatë ditës iu ka bërë thirrje organizatave të dala nga lufta e UÇK’së t’i bashkohen Këshillit organizativ pasi ata kanë paralajmëruar se nuk do të kenë asnjë bashkëpunim me institucionet.