Raportimi për një të vdekur nga të shtënat me armë gjatë seancës për Besar Nimanin, policia gjermane tregon të vërtetën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportimi për një të vdekur nga të shtënat me armë gjatë seancës për Besar Nimanin, policia gjermane tregon të vërtetën

    Insajderi
    27 February 2025 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Bielefeldit të Gjermanisë, ku edhe ka ndodhur ngjarja, ka sqaruar situatën lidhur me katër të plagosurit jashtë objektit të gjykatës ku po mbahej seanca për Besar Nimanin, boksierin nga Mitrovica i cili dyshohet se u vra me 16 plumba në marsin e vitit të kaluar.

    Në përditësimin e fundit të policisë së Bielefeldit, u tha se ndryshe nga raportimet e mediave gjermane, nuk ka asnjë të vdekur nga katër të lënduarit. Policia thotë se gjendja e tyre është stabile, në përditësimin e orës 23:00 të së mërkurës, shkruan Insajderi.

    “Hetimet për të sqaruar faktet rreth të shtënave në qendër të qytetit Bielefeld po vazhdojnë. Një nga subjektet e hetimit është se sa persona konsiderohen të dyshuar”, thuhet në njoftimin e tyre.

    “Të katër të plagosurit janë në spital për trajtim. Ndryshe nga raportimet e mediave për të kundërtën, asnjë person i lënduar nuk ka vdekur në këtë moment. Gjendja e të lënduarve aktualisht është stabile”, vijon njoftimi.

    “Zona përreth vendit të ngjarjes ishte rrethuar nga policia për të siguruar provat. Tashmë ka përfunduar hetimi i vendit të ngjarjes, me qëllim që të përfundojnë masat e rrethimit”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark