Si vdiq ish-ylli i Friends? Dokumentari hedh dritë mbi ngjarjen tragjike - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Si vdiq ish-ylli i Friends? Dokumentari hedh dritë mbi ngjarjen tragjike

    Insajderi
    27 February 2025 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Matthew Perry kishte marrë 27 doza ketamine tri ditët përpara ndarjes tragjike nga jeta në moshën 54-vjeçare.

    Momentet e fundit të yllit të serialit “Friends” janë zbuluar nga avokati Martin Estrada në dokumentarin “Matthew Perry: A Hollywood Tragedy.”

    Sipas autopsisë, vdekja e Perry ishte përshpejtuar falë “efekteve akute të ketaminës” dhe më pas ndodhi mbytja aksidentale, raporton New York Post.

    Në dokumentar, Estrada i cili merrej me këtë çështje përpara se të dorëhiqej në muajin janar, thotë se aktori i ndjerë kishte marrë 27 doza ketamine nga “njerëz që duhet të dinin më shumë”.

    “Dr. Plasencia ishte  shumë i qartë në mesazhet e  tij…ai e pa këtë si një mundësi që të bënte shumë para në pak kohë dhe e bëri”, thotë Estrada. Perry ishte treguar i hapur për varësinë e tij.

    Dokumentari mbulon edhe pesë arrestet që u kryen pas vdekjes së aktorit ku përfshihen 2 mjekë,  asistentja që jetonte me të dhe një shpërndarëse droge e njohur si “Mbretëresha e Ketaminës”, Jasveen Sangha.

    Plasencia dhe Sangha janë deklaruar të pafajshëm dhe presin të dalin në gjyq më 4 mars 2025. Ish-asistentja u shpall fajtore me akuzën e dhënies së ketaminës duke shkaktuar vdekjen. Mëngjesin e tragjedisë, Perry i kërkoi që t’i jepte dozën e parë rreth orës 8:30 të mëngjesit.

    Katër orë më vonë, ajo i injektoi një tjetër. Pas 40 minutash, Perry i kërkoi dozën e radhës dhe më pas i  kërkoi t’i përgatiste vaskën. Me dhënien e dozës së tretë në më pak se 6 orë, asistentja u largua për të kryer disa punë.

    Në kthimin në shtëpi, ajo gjeti aktorin të rënë përmbys dhe të mbytur. Gjatë asaj periudhe, Perry i ishte nënshtruar terapisë së ketaminës për trajtimin e depresionit


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark