Detaje misterioze nga vrasja me thikë e 30 vjeçares në Tiranë, kishte marrë me qira banesën së bashku me një burrë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje misterioze nga vrasja me thikë e 30 vjeçares në Tiranë, kishte marrë me qira banesën së bashku me një burrë

    Insajderi
    27 February 2025 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë këtë të enjte, ku një shtetase e huaj është gjetur e vrarë me thikë në banesën e marrë me qira.

    Sipas mediave shqiptare, ajo kishte marrë me qira për 10 ditë banesën së bashku me një burrë.

    Dyshohet se shtetasja e huaj, është vrarë disa ditë më parë në banesë.

    Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.

    Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

    Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.

    Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark