Xhevahire Izmaku me lëvdata për Fatmir Limajn: Njeri i fjalës, besnik i vlerave dhe parimeve, me ty kryetar, sot, nesër, gjithmonë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhevahire Izmaku me lëvdata për Fatmir Limajn: Njeri i fjalës, besnik i vlerave dhe parimeve, me ty kryetar, sot, nesër, gjithmonë

    Insajderi
    27 February 2025 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja në ardhje, Xhevahire Izmaku ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke lavdëruar shefin e partisë së saj, Fatmir Limajn.

    Ajo e ka cilësuar Limajn me fjalët si: Njeri i fjalës, besnik i vlerave dhe parimeve, i qëndrueshëm përballë çdo sprove.

    “Me ty, kryetar – sot, nesër, gjithmonë!”, ka shkruar Izmaku.

    Postimi i plotë:

    Besim, përkushtim dhe një vizion i përbashkët.

    Përballë çdo sfide, qëndrojmë krah për krah, të palëkundur dhe të pathyeshëm.

    Një njeri i fjalës, besnik i vlerave dhe parimeve, i qëndrueshëm përballë çdo sprove.

    Një lidhje e kalitur në kohë, e ndërtuar mbi sakrifica dhe besnikëri. E fortë, e pathyeshme!

    Me ty, kryetar – sot, nesër, gjithmonë!”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark